
I kujtojnë 21 janarin në protestë/ Berisha: Ajo ishte tjetër gjë!
E Enjte 4 Gusht 2022, 20:08
Dritare.net
Pasi ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua protestës së mbajtur nga qytetarët për tragjedinë në Himarë, ai është pyetur nga gazetarët për situatën me 21 janarin e nëse shihte ndonjë lloj ngjashmërie.
Berisha tha se është komplet gjë tjetër pasi në atë kohë ishte një axhendë për të marrë pushtetin.
"Ishte tjetër gjë, ka raporte ndërkombëtare që thonë se protestuesit donin të merrnin pushtetin. Kjo është një protestë e organizuar nga qytetarët, për një kauzë shumë të ndjeshme, e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë.", tha ai./M.K/dritare.net

















