Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I kujtojnë 21 janarin dhe sulmin në PD/ DASH akuzon Berishën: Vrau katër protestues!

I kujtojnë 21 janarin dhe sulmin në PD/ DASH akuzon Berishën:

DASH në raportin e tij për klimën e investimeve përmend edhe ish-kryeministrin Berisha, por duke iu referuar si ish-lideri shqiptar, pa pranuar t'i përmendin emrin.

“Dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i shpallur ‘non grata’ për korrupsion për të thyer selinë e partisë në janar 2022 që kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, dhunë dhe dëmtim të pronës, si dhe përdorimi i gazit lotsjellës nga policia. Zgjedhjet në Shqipëri të prillit 2021 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore, ashtu si edhe zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Më 21 janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike”, shkruhet ndër të tjera në raport.

I kujtojnë 21 janarin dhe sulmin në PD/ DASH akuzon Berishën:

Më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve. Bashkë me Sali Berishën DASH u ndaloi hyrjen në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit. Ndërsa javën e tretë të korrikut Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pretendenti për t’u zgjedhur Kryeministër i shqiptarëve është i padëshirueshëm në 2 prej vendet më të mëdha aleate të kombit shqiptar./M.K/dritare.net