Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, më i forti që ka goditur vendin në 100 vitet e fundit!

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, më i forti që ka goditur

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 300 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale (01:17 GMT) në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Në Turqi, zyrtarët konfirmuan më shumë se 76 vdekje deri më tani dhe 10 qytete u goditën, përfshirë Dijarbakirin.

Në Siri, më shumë se 230 njerëz u vranë, njoftuan mediat shtetërore.

Ministria siriane e shëndetësisë tha se shumë njerëz kishin vdekur në provincat e Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm në orët në vijim.

Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Në provincën Malatya, në veri-lindje të Gaziantep, të paktën 23 persona u vranë, thanë zyrtarët lokalë. Në Sanliurfa, në lindje, pati 17 vdekje. Dhe më shumë vdekje u raportuan në Dijarbakir dhe Osmaniye.

Rreth 440 persona u plagosën në Turqi dhe 639 në Siri.

Një korrespondent turk i BBC-së në Dijarbakir, raportoi se një qendër tregtare në qytet u shemb.

SHBA është e gatshme të ofrojë ndihmë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke lënë 190 viktima. Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan shkruan se SHBA është e thellësisht e shqetësuar nga ky tërmet dhe se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë.

“SHBA është thellësisht e shqetësuar nga tërmeti shkatërrues i sotëm në Turqi dhe Siri. Unë kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për të thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë”, shkruan ai./BBC/M.T/dritare.net