Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërmeti dhe rindërtimi/ Basha tregon zgjidhjen: Ja çfarë do të bëja më mirë se Rama, po të isha kryeministër!

Tërmeti dhe rindërtimi/ Basha tregon zgjidhjen: Ja çfarë

Kryedemokrati, Lulzim Basha tha sot se, opozita e bëri punën e saj në tërmetin e 26 nëntorit. Basha shprehet se opozita ka bërë kërkesa për të dërguar para drejtësisë përgjegjësit e katastrofës. Ai flet edhe për rindërtimin dhe faktin se disa familje nuk kanë hyrë ende në shtëpi, 1 vit pas tërmetit tragjik. Basha tregon se çfarë do të bënte më mirë se Rama për t’u ardhur në ndihmë këtyre familjeve në nevojë.

“Do të ishte në dinjitetin e këtij shteti të nxirrte para drejtësisë përgjegjësit për të paktën gjysmën e viktimave. Ajo që kam bërë para një viti, një punë e opozitës në kushtet e fatkeqësisë. Opozita ka dërguar prej 10 muajsh kërkesën për të dërguar para drejtësisë përgjegjësit për katastrofën e Thumanës. Detyra e opozitës nuk është vetëm të tregojë problemin, por edhe të japim alternativën. Unë e shoh politikën si një instrument për të krijuar të mirë për njerëzit. Qytetarët e Thumanës u prenë në besë, u lanë të futeshin në dy ndërtesa që u bënë varri i shumë familjeve dhe të afërmve të tyre. Është filozofia e qeverisjes së Ramës, pa plan dhe e shkëputur nga vuajtjet e njerëzve të thjeshtë. Edhe donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin. Unë nuk do qeverisja nga Facebooku dhe Instagrami. Do të bëja punë, jo propagandë. Këta njerëz që jetojnë në çadra rrezikohen nga COVID më shumë se kushdo tjetër. Zgjidhja ime, shtëpitë në zonat rurale do të ishin ndërtuar sot po t'u ishte dhënë cash familjeve të goditura. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk njohin plan. Po shkatërrojnë Tiranën me kulla dhe beton.”-tha Basha./K.C/dritare.net