Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I dënuar me burg pasi trafikoi motrën, kapet pas 10 vitesh Xhevdet Xhafa!

Është arrestuar nga policia, Xhevdet Xhafa nga Rrogozhina i cili ishte dënuar me 10 vite burg, pasi trafikoi motrën.

Mësohet se 41-vjeçari është kapur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille.

I dënuar me burg pasi trafikoi motrën, kapet pas 10 vitesh Xhevdet

I riu akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur", ku dhe është dënuar me burg nga Gjykata e Apelit.

“Si rezultat i punës gjurmuese dhe operacionale, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me burgim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Dekada”. Në kuadër të këtij operacioni, u lokalizua në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xhevdet Xhafa, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Gjykata e Apelit, Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur", parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./M.K-dritare.net