I biri i Moikom Zeqos, në varrim: Baba, pse nuk u bëre pragmatist, si të tjerët!
Dritare.net

Djali i të madhit Moikom Zeqo, Epidami, në varrimin e të atit i cili u nda nga jeta në moshën 71-vjeҫare pak ditë më parë, ka thënë fjalë prekëse.
Ai plotë krenari për babin e tij, tha se amaneti i tij ishte një Shqipëri më e mirë.
“Vdekja zakonisht bashkon njerëzit, ndoshta edhe ata që ishin ndarë më parë. Amaneti i babit, vlerësoj varrimin shtetëror, babi e meritonte. Por amaneti i babit nuk është përmbushur, babi kërkonte një Shqipëri më të mirë.
Shqipëria e babit është një Shqipëri që ndoshta e kishim dhe nuk e kemi pasur asnjëherë dhe do të ishte mirë ta kishim një ditë dhe babi, Moikomi, luftoi gjithë jetën ta pasuronte kulturalisht Shqipërinë. Amaneti i tij nuk ishte varrimi i tij, realiteti, ishte sot, jo nesër, ishte Shqipëria, por edhe njerëzimi. Unë nuk ndihem mirë, jam i lumtur që është një figurë që bashkon politika, familje dhe nuk ndan, por është një ditë zie" tha Epidami.
“Unik, admironte bukurine e vertete jo kitsch-in”
“Karriera e tij profesionale, ishte e shkurter’
“Te tjere i kendojne politikes , e rrine gojembyllur”
“Politika driteshkruter, kombi do idealizem”
“Duhet nje gjenerate per te unifikuar nje komb”
“Baba, pse nuk u bere pragmatist si te tjeret?”
“Pse ktheve familjen ne Shqiperi në 1997”
“Doje te shpetoje kete vend me 1997, ide naive”
“Shpetimi i vendit, ide e mrekullueshme”

“Ti ishte e thjeshtë e i kuptueshëm, sa më mungon o babi, po Panodrës vajzës sime e mbesës tënde, çfarë ti them, ku është gjyshi që ajo kishte xhan. Luftove 5 vite si askush babi, kam veshur të njëjtën kostum si në dasmën time në 2015, kur mësova që ti ishte me leucemi, sa krenar që jam për ty.
Moikom Zeqo do mbetet ati i përjetshëm i familjes por edhe popullit shqiptar. Ti je këtu me ne përjetësisht, ti kishte një uri të pashtershme, për të shpëtuar Shqipërinë nga toksikimi. Moikomi dhe vepra e tij është pasaporta e Shqipërisë europiane, ishte një njeri që admironte bukurinë e vërtetë, Moikomi ishte i majtë, edhe për të nderuar sakrificën e partizanëve shqiptarë, e bërë dhe nga Zini Zeqo, që ai nuk mundi ta njihte kurrë, as ne.
Moikomi i përket njerëzve të mirë dhe njerëzimit, veshi shumë kapele profesionale përveç të asaj të Republikës, nga shkrimtar, në mësues e redaktor, piktor e Ministër i Kulturës, por karriera e tij në politikë ishte shumë më e shkurtër se ajo e atyre që e mbajnë gojën mbyllur. Ah sa shumë meritonte Moikomi, por politika është dritëshkurtër, mendon se mund të mbahet gjallë me pragmatizëm”, u shpreh mes të tjerave djali i Moikom Zeqos./ I.M-Dritare.net