Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Humb jetën nga koronavirusi drejtori i birrës “Peja”

Humb jetën nga koronavirusi drejtori i birrës “Peja”

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi, drejtori i birrës “Peja”, Ernest Jusufi. Lajmin e bën të ditur gazetari Adriatik Kelmendi përmes një postimi në “Facebook”.

“Ernest Jusufi, një afarist shembullor dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, shkruan ai.

Pas prekjes nga koronavirusi, Jusufi ishte shtruar në spitalin Infektiv në Shkup. Gjendja e tij u rëndua një ditë më parë duke ndërruar jetë./K.C/dritare.net