Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Humb jetën 15-vjeçari që u plagos me thikë nga bashkëmoshatari, në Durrës

Humb jetën 15-vjeçari që u plagos me thikë nga

Ka ndërruar jetë pas 9 ditësh në intubim 15-vjeçari Erjon Boba, i cili u plagos rëndë me thikë në zemër më 25 nëntor, nga një 14-vjeçar në qytetin e Durrësit.

I mituri ishte dërguar fillimisht në spitalin rajonal, ndërsa ditën e djeshme u transportua drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për trajtim më të specializuar. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ndërroi jetë sot në repartin e reanimacionit qendror.

Më 27 nëntor, Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e dyshuar, 14-vjeçarin me inicialet M.K.

Konflikti dyshohet se ka nisur pas një komenti në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme mes të miturve në shkollë. Viktima dyshohet se e kishte telefonuar autorin për të kërkuar sqarime dhe të dy janë takuar në një zonë rreth 20 minuta larg shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy.

Në momentin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe shokë të tjerë të të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetje nga policia për të zbuluar rrethanat e konfliktit./K.C/dritare.net