Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Humb betejën me Covid-19, biznesmeni Ahmet Çaçi!

Humb betejën me Covid-19, biznesmeni Ahmet Çaçi!

Ahmet Çaçi, një nga biznesmenët më të suksesshëm të hoteleri-turizmit, është ndarë nga jeta, pasi nuk ka mundur dot ta fitojë betejën me Covid-19. Çaçi është i njohur si pronari i “Flower Hotel & SPA” në Golem. Gazetari Mero Baze, ka shkruar për biznesmenin të cilin e quan energjik, racional dhe me këmbë në tokë. Sipas Bazes, Çaçi u bë promotor i rikthimit të turizmit masiv në Golem, pesë vjet më parë, me ndërtimin e hotelit.

Ahmet Çaçi, një nga biznesmenët më të sukseshëm në fushën e turizmit dhe hotelerisë humbi sot betejën me COVID19.Një muaj më parë ai ishte në krye të punëve, në hotel “Flower Hotel & SPA” në Golem, me shpresë se do të kapte sezonin me investimin e tij të ri, blerjen e Hotel “Pameba”. Energjik, racional dhe me këmbë në tokë në biznesin e tij, ai u bë promotor i rikthimit të turizmit masiv në Golem, pesë vite më parë, me ndërtimin e “Flower Hotel & SPA”. Hoteli theu disa paragjykime për zonën dhe turizmin në Shqipëri. Së pari zgjati sezonin nga maji në tetor me turistë nga Polonia dhe Ukrahina, riktheu turistët shqiptarë në muajt e dimrit dhe promovoi një guzhinë të jashtzakonshme për zonën. Suksesi i “Flower Hotel & SPA” e nxiti të blejë një nga hotelet e parë të Golemit, “Pameba” që ishte njgjitur me të. Për herë të fundit e takova para një muaji ndërsa sistemonte sheshin e hotelit të ri dhe ndiqte punimet për rikonstruksionin. Dy javë më parë djali i tij më tregoi se u shtrua në Sanatorium, në gjendje të rëndë, me 40 litra oksigjen. E kam ndjekur përditë ecurin e tij. Kur të gjithë menduam se po ja hidhte ai na tradhëtoi të gjithëve dhe iku duke I lënë hapur të gjitha punët, duke i lënë të shokuar Rinën , Oltin, Ernestin dhe gjithë miqtë e tij. Ikja e Ahmetit, këtij biznesmeni kurajoz dhe inteligjent, do të jetë një motiv më shumë për djemtë e tij dhe familjen e fort që la pas, për të vazhduar ëndrrën e tij. Ahmeti i përket të rinjëve të talentuar të shkolluar në vitet 70 fillimisht në shkollën bujqësore të Delvinës e më pas në Universitetin e Kamzës. Ai pati një karrierë të suksesëshme në vitet tetëdhjetë, duke drejtuar së fundmi Koperativën Bujqësore të Dragotit në Tepelenë, prej nga ishte dhe vetë. Pas viteve 90, pasi drejtoi një kohë të shkurtër Bashkinë e Tepelenës gjatë periudhës së tranzicionit politik, më pas u muar me biznesin e ndërtimit dhe turzimit nga Saranda në Durrës e Tiranë. Ai la pas plot gjurmë suksesi në industrinë e turizmit, la pasardhës të aftë dhe të talentuar, që do ti çojnë para këto projekte dhe një kujtim të mirë tek ata që e njohën dhe punuan me të", shkruan Baze./M.M-dritare.net