Homazhe për Mirush Kabashin, Luftar Paja: Artist që do t'i mungojë kombit!
E Mërkurë 6 Dhjetor 2023, 11:11
Dritare.net
‘Sokrati’ shqiptar, Mirush Kabashi përcillet për në banesën e fundit pasi ndërroi jetë dje në moshën 75-vjeçare.
Të pranishëm në homazhe kanë marrë pjesë edhe kolegë të tij, ku Luftar Paja shprehu vlerësime për figurën e aktorit të madh.
Paja tha se Mirush Kabashi rrezatonte art, kulturë në shoqëri e familje.
“Sot përcjellim një figurë shumëdimensionale që do t’i mungojë kombit. Rrezatonte gjithë jetën mirësi. Ashtu si kishte emrin Mirush ashtu rrezatonte në art, në kulturë në shoqëri në familje. Kur ka qenë pedagog, ka pasur student djalin tim dhe kam mbresat më të mira për figurën e Mirush Kabashit”, tha artisti Luftar Paja./M.K-dritare.net