
Holokausti/ Ambasadorja e Izraelit: Shqiptarët shpëtuan hebrenjtë, pavarësisht besimit!
Dritare.net
Sot në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg tha se vendi ynë zgjodhi vlerat njerëzore dhe shpëtoi hebrenjtë, duke i treguar botës se nuk është e domosdoshme të jesh shtet i fuqishëm për të qenë human.
"Sot 27 janar OKB përkujton ditën ndërkombëtare të përkujtesës së Holokaustit dhe shënon ditën e çlirimit dhe shkatërrimit të kampit të përqendrimit. Për shumicën e hebrenjve kjo ditë është shumë e rëndësishme jo vetëm për ne si shtet, por ne përkujtojmë anëtarët e familjeve e tona të cilët janë zhdukur por edhe ato që mbijetojnë, duke kujtuar këtë kohë të errët të humanizmit, shumicën e atyre veprave që ndodhen për shkak të Gjermanisë.
Unë kam përfaqësuar vendin time në shumë ceremoni të tilla, këtë vit po marr pjesë në këtë ngjarje përkujtuese edhe si ambasadore e Izraelit në Shqipëri. Në Shqipëri, ky vend i kanë treguar pjesës tjetër të botës se jo patjetër duhet të kesh fuqinë më të madhe në botë për të qenë humanë shqiptarët pavarësisht nga besimi fetar vendosën që të ndjekin vlerat njerëzor dhe shapërtuan hebrenjtë. Megjithëse fashistët dhe nazistë u kërkuan atyre që t’i spiunonin hebrenjtë kjo nuk ndodhi. Në fund të luftës Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku kishte më shumë hebrenj se në fillim të luftës."- u shpreh Galit Peleg.

















