
Holanda mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE!
E Mërkurë 16 Qershor 2021, 13:01
Dritare.net
Holanda duket se ka ndryshuar qëndrim lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian.
Mediet holandeze raportojnë ditën e sotme se Parlamenti i Holandës mbështet nisjen e bisedimeve, duke cituar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian”.
Sipas disa prej politikanëve, që kanë qenë më kundër integrimit të Shqipërisë, tashmë “Është bërë përparim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit”, sipas medieve holandeze./dritare.net

















