Hodhi molotovë mes qytetarëve e gazetarëve në protestën te Bashkia, pranga 49-vjeçarit!
E Mërkurë 29 Maj 2024, 11:11
Dritare.net
Sokol Bushkolaj, 49-vjeç u ndalua nga Policia e Tiranës, pasi hodhi Molotov në mes të qytetarëve dhe gazetarëve në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës. Ndaj tij rëndojnë akuzat "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Goditjet për shkak të detyrës".
Në protestë Bushkolaj ishte me maskë dhe kapele, ndërsa është kapur nga kamerat duke hedhur molotovë gjatë protestës./L.F-dritare.net
View this post on Instagram