
Historia prekëse e familjes/ Luftojnë me shpirt në kohë pandemie, për të mbajtur gjallë vajzën me sëmundjen e rrallë!
Dritare.net
Burimi:CNN
Një familje në Amerikë po përballet me rrënimin financiar, ndërsa përpiqen të mbrojnë fëmijën e tyre nga Covid-19. Jessica Lusk dhe Dylan Garcia po përballen me stresin e padurueshëm, siç e quajnë ata vetë.
Çdo sekondë ata shqetësohen se gjatë përpjekjeve për të mbajtur të sigurt nga pandemia fëmijën e tyre më të vogël, mund të humbasin shtëpinë dhe të lëndojnë fëmijët e tjerë. Dhe prapë mund të mos jetë e mjaftueshme.
Frika nuk është asgjë e re për çiftin e ri, pasi Brandi, vajza e tyre 3-vjeçare ka një çrregullim jashtëzakonisht të rrallë metabolik që kërkon kujdes gjatë gjithë ditës dhe e bën atë të prekshëm nga çdo lloj virusi. Është një mrekulli që ajo është gjallë, pasi shumica e fëmijëve me gjendjen e saj nuk jetojnë mbi moshën 1-vjeçare, përcjell dritare.net
Por pandemia e ka bërë edhe më të vështirë mbijetesën e saj. Garcia dhe Lusk lanë punën e tyre në prill për të qëndruar në shtëpi, për t'u kujdesur për fëmijët e tyre dhe për të zvogëluar mundësinë e hyrjes së koronavirusit në shtëpinë e tyre. Ata tani kanë mijëra dollarë borxh dhe përballen me dëbimin nga shtëpia në fund të muajit.
Prindërit e Brandit janë si shumë njerëz me një anëtar të rrezikuar të familjes që kanë bërë sakrifica të mëdha për t'i mbrojtur ata për muaj me radhë, ndërsa Covid-19 vazhdon të përhapet. Por është e vështirë për t'ia shpjeguar këtë vëllait dhe motrës së Brand-it që nuk mund të shkojnë në shkollë apo edhe të jenë pranë fëmijëve të tjerë. Shokët dhe shoqet e të vegjëlve varen në kangjellat e oborrit të banesës së tyre dhe i thërrasin të dalin të luajnë me ta. Por është shumë e rrezikshme t’u thuash po.
Brandi ka mungesë të karnitinës-akilkarnitinës translokazës (CACT), një gjendje serioze ku trupi i saj nuk mund të përdorë disa lloje yndyrash si burim energjie. Ajo duhet të ushqehet përmes një tubi në stomak çdo disa orë dhe ka një listë të gjatë me ilaçe të shtrenjta. Trupi i saj nuk ka pothuajse fare rezerva për të luftuar një virus.
Familjet si e Brandi-t janë gjendur përballë një situatë pa fitore, gjatë pandemisë, ndërsa luftojnë çdo ditë për t’i dhënë më shumë jetë vajzës së tyre. Ata kanë shumë pak të ardhur. Familja merr 414 dollarë në muaj si përfitime papunësie plus 305 dollarë në stampa ushqimore.
Ata kanë rreth 9 muaj pa paguar qiranë dhe janë 2,000 dollarë prapa nga shërbimet. E vetmja arsye që pse nuk u janë prerë dritat është për shkak se, Brandi ka një gjendje mjekësore që kërkon energji elektrike për të furnizuar pompën e saj të ushqimit. Familja rrezikon të dëbohet për Krishtlindje dhe nuk dihet se ku do t’i gjejë 2021-shi./K.C/dritare.net

















