Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia e 90-vjeçares hebreje, që këndon Roza-Rozina!

Historia e 90-vjeçares hebreje, që këndon Roza-Rozina!

Ishte një grua e moshuar, me sy të bukur dhe një ngrohtësi që mbushte gjithë sallonin. Gati 90 vjeçe. Teksa bisedonim, më pyeti për kombësinë time. “Shqiptare,” i thashë. “Oh Zot, sa shumë i dua shqiptarët!”, sytë i ndriçuan dhe filloi të tregonte historinë e saj. “Isha vetëm 10 vjeçe,” -tha ajo.

Unë dhe babai im u larguam nga Gjermania gjatë luftës. Ikëm pa asgjë, vetëm me frikë dhe shpresë. Babai im ishte mjek. Udhëtimi ynë i dëshpëruar na çoi në Durrës, Shqipëri, një vend i vogël, për të cilin shumica e botës as nuk kishte dëgjuar, por që hapi dyert në një kohë kur pjesa më e madhe e botës i kishte mbyllur. Mbaj mend fëmijët shqiptarë, të varfër, zbathur, por plot gëzim, që luanin me mua. Dhe e di këngën ‘Roza Rozina’.

Ishin njerëz të mrekullueshëm,1 tha me zërin që i dridhej. Nuk na panë si të huaj. Panë një fëmijë dhe një baba që kishin nevojë për mbrojtje.” Sytë e saj ende shkëlqenin nga mirënjohja. “Nuk do t’i harroj kurrë,” tha butë. “Shqipëria na shpëtoi, jo vetëm nga vdekja, por edhe nga humbja e besimit te njerëzimi.” E përqafova. Kënduam bashkë “Roza Rozina”. ./Marrë nga Facebook-u Jul Ymeraj

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)