
Hiqet ora policore në Kosovë, lejohen lëvizjet pa maska. Ja masat e reja!
Dritare.net
Nga e hëna Kosova do të ketë masa të reja. Masat e reja do të hynë në fuqi ditën e hënë, në datën 31 maj. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia prezantoi sot masat që do të hyjnë në fuqi. Kosova hoqi orën policore dhe maska nuk do të mbahet vetëm kur qytetarët lëvizin vetëm.
“Sipas IKSHPK-së, situata me koronavirus paraqitet e qëndrueshme, me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive. Ulja e rasteve në dy javët e fundit ka shënuar ulje 67 për qind. MSH propozon masa të lehtësuara. Në vija të përgjithshme, masat kryesore do të jenë: kufizimi i orarit do të hiqet, nga ora 00:00 nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 persona në ambiente të hapura apo ambiente të tjera, përveç me familjen. Zgjatja e orarit të punës për gastronominë, deri në 23:00. Lejimi i lëvizjes së qytetarëve gjatë ecjes pa maska kur ata janë vetëm, në ambiente të hapura. Këto masa do të hyjnë në fuqi të hënën.”, tha Vitia gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës./K.C/dritare.net

















