Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Helidon Haliti ka një surprizë këtë të dielë, për ju!

Helidon Haliti ka një surprizë këtë të dielë,

Prej gati një muaj ndodhemi në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ka mbyllur brenda gjithë botën. Gjithçka kishim planifikuar për këto kohë, është anuluar. Por ka dhe nga ata që nuk i anulojnë planet dhe aktivitetet e tyre, dhe gjejnë mënyra alternative për t’i realizuar.

Helidon Haliti ka një surprizë këtë të dielë,

I tillë është edhe piktori i mirënjohur Helidon Haliti, i cili ekspozitën e planifikuar më 16 qershor për Festivalin Botëror të Akuarelit, për të cilën shpreson ta realizojë në ditën e përcaktuar, do ta zhvillojë nesër në orën 12:00, online në Facebook, me piktura të viteve të shkuara.

Visualizza questo post su Instagram

See you tomorrow at 12:00,live in my fb page

Un post condiviso da Helidon haliti (@helidonarthaliti) in data:

Piktori Helidon Haliti tha për dritare.net se, për t’i dhënë pak optimizëm situatës, ai dhe stafi i tij kishin menduar të mos anulonin aktivitetin, por të përgatisnin ambientet e ekspozitës në galerinë e tij personale dhe punët e artistëve ndër vite t’i vendosnin në kornizë dhe t’i ekspozonin virtualisht në Facebook-un e tij, me vizitorë online.

E veçanta e këtij aktiviteti virual, është se për secilën vepër arti do të merrni një shpjegim nga vetë mjeshtri i pikturës, Helidoni, i cili do të jetë në një farë mënyre një kritik arti.

Helidon Haliti ka një surprizë këtë të dielë,

Helidon Haliti ka një surprizë këtë të dielë,

Ekspozita që do të keni mundësi ta vizitoni nesër online, ka 6 vjet që bëhet në Shqipëri te Muzeu i Arteve, ku ftohen mjeshtra të njohur të akuarelit nga e gjithë bota, të cilët vijnë dhe bëjnë një tur të gjatë në Shqipëri. Në edicionet e kaluara, këta artistë nga kanë ardhur, kanë pikturuar dhe kanë dhuruar veprat e tyre te shoqata IWS Albania, por këtë vit, për shkak të izolimit dhe mbylljes së kufijve, nuk dihet nëse do të zhvillohet në datën e planifikuar.

Helidon Haliti ka një surprizë këtë të dielë,

Helidon Haliti ka një surprizë këtë të dielë,

Veprat që do të shikoni nesër, do të jenë, 2 nga artistë shqiptarë dhe 17 të tjera nga artistë të huaj që vijnë nga India, Kina, Tajlanda, Malajzia, Koreja e Jugut, Rusia, Ukraina, Uruguai etj, siç është Alvaro Castagnet, Ihor Yrchenko, Atanur Dogan, Atanuar Togan, You me Park etj.

Helidon Haliti ka një surprizë këtë të dielë,

Nëse jeni artdashës, nuk duhet ta humbni një mundësi që ndoshta nuk ju vjen dy herë në jetë. Karantina ka dhe gjëra të bukura, ndaj ndryshojeni të dielën tuaj nesër, duke u futur në botën e artit përmes celularit tuaj./Enkeleda Bodini-dritare.net

Helidon Haliti ka një surprizë këtë të dielë,

Helidon Haliti ka një surprizë këtë të dielë,

Helidon Haliti ka një surprizë këtë të dielë,