Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Harta/ Nga nesër bllokohet rruga tek dogana!

Harta/ Nga nesër bllokohet rruga tek dogana!

Qarkullimi i mjeteve tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë do të ndalohet duke nisur nga e hëna.

Shkak janë bërë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit.

Pas disa ditësh pune në koordinim me policinë rrugore dhe Bashkinë Tiranë, ARRSH ka vendosur të ndajë dhe ngushtojë për katër muajt e ardhshëm korsitë në ish-sheshin Shqiponja duke e detyruar lëvizjen sipas këtij itenerari:

Dalja nga Tirana (Drejtimi Tiranë-Durrës):

Harta/ Nga nesër bllokohet rruga tek dogana!

Rruga Dritan Hoxha qaset vetëm me një korsi vajtje;
Ndalohet kthimi majtas për në rrugën Teodor Keko (Astiri);
Qasja drejt autostradës bëhet duke kaluar në të djathtë krah bankës Credins;
Rruga Teodor Keko drejt ish-sheshit Shqiponja devijohet në një korsi;
Ndalohet qasja nga rruga Teodor Keko i rrugëve Dritan Hoxha (djathtas) dhe Vangjel Noti (drejt)
*Korsia blu me drejtim të lëvizjes lindje-perëndim.

Hyrja në Tiranë (Drejtimi Durrës-Tiranë):

Harta/ Nga nesër bllokohet rruga tek dogana!

Rruga nga mbikalimi drejt ish-sheshit Shqiponja ngushtohet dhe vijohet djathtas nga rruga Teodor Keko në pjesën ku IKMT ka shembur ndërtesat e banorëve;
Ndalohet qasja drejt rrugës Dritan Hoxha (drejt) dhe Vangjel Noti (majtas);
Qasja në rrugën Dritan Hoxha do të bëhet nga rruga Abedin Rexha dhe rrugicat e ish-fushës së Aviacionit;
*Korsia blu me drejtim të lëvizjes perëndim-lindje./ I.M-Dritare.net