Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Harta e Evropës ndryshon ngjyrë. Delta e kthen të kuqe!

Harta e Evropës ndryshon ngjyrë. Delta e  kthen të kuqe!

Harta e Evropës ka ndryshuar ngjyrë. ECDC, qendra evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, e cila ka regjistruar një rritje të rasteve të paktën në gjysmën e Evropës, ka bërë që shtetet të kthehen në të kuqe.

Pjesa më e madhe e Italisë është bërë e verdhë, ndërsa vetëm Abruzzo, Molise, Pulia dhe Basilicata në jug, Valle d'Aosta dhe Piemonte në veri mbeten të gjelbërta. Spanja është pothuajse tërësisht e kuqe. Pjesa më e madhe e Greqisë, Holandës, Qipros dhe Francës janë gjithashtu të kuqe.

Nga ana tjetër Irlanda dhe Portugalia, janë tërësisht të kuqe. Gjermania, Austria, Polonia dhe të gjitha vendet e Evropës Lindore, si dhe Suedia, Finlanda dhe Norvegjia, mbeten në të gjelbërta.

Rastet me kovid po rriten në shumë shtete të Evropës, sidomos pas përhapjes së variantit të ri Delta./L.F-dritare.net