
Për analistin Andi Bushati, hapja e Partisë Demokratike, dhe ftesa që kanë marrë figurat e vjetra të PD nga Lulzim Basha është një propagandë.
Në "Open" Bushati tha: “Këtë hapjen e PD e shikoj si propagandë. Hapja nuk bëhet po në qoftë se PD nuk hapet me popullin. PD pati problem me zgjedhjen e Lulzim Bashës përballë Olldashit. Pati probleme me listat e deputetëve në 2017.
Kush del kundër kryetarit etiketohet si shërbëtor i Edi Ramës. Kjo tregon se PD-ja ka probleme me demokracinë e brendshme siç kanë të gjitha partitë e tjera”./ I.M-Dritare.net

















