
Halim Kosova i kthehet Rulit dhe Nishanit, pas skualifikimit nga komisioni i PD!
Dritare.net
Një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, Halim Kosova, ka ndezur një debat të zjarrtë brenda partisë. Kosova thotë se, Genc Ruli dhe Bujar Nishani e skualifikuan nga PD-ja, duke iu drejtuar me ironi dy anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të partisë.
“Kjo e do një ilaç me sesbën, shqiptarët janë të mërzitur sot. Nuk dinë cilës anë ti besojnë. Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë por edhe i opozitës që nuk krijon besim.
Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë. Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besim.
Ju më bëtë një pyetje qëparë, po e modifikoj pak. Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që mund t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, ta shoh sektorin cep më cep.
Dera që e mbyllur, i rashë i rashë, su përgjigj njeri. Kur ika, dëgjova zëra, kthehem dhe i bie më fortë. Kur më mbrapa, një zë as burrë as gru, më thanë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”.
Ky komision mua më ka seleksionuar. Thonë që kam dy karakteristika, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje.
Dhe sipas Nishanit, më falni… të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers në prapanicë, të thuash ky është i lodhur po unë do shkoj të jap kontribut në PD, kjo nuk e di si mund të ndodhë.
Unë jam luftarak, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen nuk ka njeri që më ndalon.”- tha Kosova./K.C/dritare.net

















