Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Guri përkujtimor i Nënë Pashkës përfundon në mbeturina, gazetari Dritan Hila: E turpshme! 

Guri përkujtimor i Nënë Pashkës përfundon në

Guri përkujtimor i Pashkë Markut, një simbol i një tragjedie kombëtare është hequr nga vendi ku ishte vendosur në Korenicë të Gjakovës.

Guri përkujtimor i Nënë Pashkës përfundon në

Ky gur ishte vendosur në një arë të Korenicës, për të kujtuar vuajtjen e një nëne shqiptare dhe popullit të Kosovës. Nënë Pashka dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të dy djemve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë.

Guri përkujtimor i Nënë Pashkës përfundon në

Gazetari Dritan Hila e cilëson një nga ngjarjet më të turpshme të ditëve të sotme, ndërsa poston në Facebook fotot nga hedhja në mbeturina të gurit përkujtimor të nënë Pashkës.

“Një nga ngjarjet më të turpshme të ditëve të sotme, është që një tip me emrin Hasan ka prishur gurin përkujtimor të nënë Pashkë Markut.
Zonja në fjalë dogji veten pasi mësoi se dy djemtë ia kishin vrarë në masakren e Batajnices gjatës luftës së Kosovës. Hasani e prishi me pretendimin se ishte në tokën e tij, çka i prishte erzin Hasanit. Tani ky gur, pavarësisht sensibilizimit të opinionit publik ka përfunduar në mbeturina.”, shkruan gazetari./K.C/dritare.net