 
		                       Gurakuqi: Ka një vendim të Byrosë Politike që shprehet se dëshmorët janë rreth 6000!
		                        	E Mërkurë   2 Dhjetor 2020, 00:12
		                            
		   	    			Dritare.net

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, pedagogu Romeo Gurakuqi u shpreh se shifra e raportuar me dokumente shtetërore të komunizmit në raport me dëshmorët është rreth 6000.
Gurakuqi: Ka dokumentacion në vitin 1951 ku ka një vendim të Byros politike, ku jepen pensione për familjet e dëshmorëve. Shifra që rezulton është 3373 familje dëshmorësh me pensionin. Në vitin 1981 është zgjeruar koncepti i dëshmorit të atdheut.
Shifra ka shkuar në 6000 dhe kjo është ajo që gjendet në dokumentet e shtetit shqiptar. Këto shifra janë ato që duhen marrë në referim./OraNews
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       