Guardia di Finanza i konfiskon biznesmenit shqiptar 4.5 milionë euro prona në Itali!
Dritare.net
Guardia di Finanza i ka sekuestruar disa pasuri biznesmenit shqiptar, Gëzim Sallaku.
Biznesmenit 53-vjeçar i janë konfiskuar pasuri me vlerë mbi 4.5 milionë euro.
Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një vilë me vlerë të konsiderueshme në Sale Marasin, si dhe aktivitete sipërmarrëse që operojnë në sektorët e hoteleve luksoze, të ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme.
“Në veçanti, konfiskimi parandalues u urdhërua pas hetimeve komplekse të një natyre ekonomike dhe pasurore të koordinuara nga Zyra e Prokurorit të Rrethit të Republikës së Brescia-s dhe të ndjekur nga Fiamme Gialle – informon Policia Financiare – të cilat zbuluan një disproporcion të dukshëm midis standardit të jetesën e personit të propozuar (dhe të gjithë njësisë së tij familjare) dhe të ardhurat e deklaruara prej tij në organet tatimore, në periudhën e vlerësimit të rrezikshmërisë së personit që preket nga dispozita e sipërpërmendur e natyrës personale dhe pasurore”, sqarojnë autoritetet italiane.
Sallaku ka qenë edhe më parë në qendër të çështjeve ligjore. Sipërmarrësi shqiptar raportohet se kishte një standard të lartë jetese, por deklaronte të ardhura të ulëta në organet tatimore.
Masa e ndalimit të tij parashikon mbikqyrje të veçantë të sigurisë publike për 5 vite dhe detyrimin për të mos u larguar nga bashkia ku kishte vendbanimin./K.C/dritare.net