Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Grupi kriminal italo-shqiptar drejtonte rrjetin e restoranteve në Firence, pastruan 13.5 mln €!

Grupi kriminal italo-shqiptar drejtonte rrjetin e restoranteve në Firence,

Një grup kriminal italo-shqiptar, u zbulua pas një operacioni të përbashkët mes dy vendeve. Ky grup pastronte para përmes një rrjeti restorantesh në Ital Bëhet fjalë për një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme.

SPAK dhe Antimafia kanë regjistruar procedim penal dhe po kryhen verifikime në ngarkim të shtetasve Gazment Koçiu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Eros Gjona, Orkes Kamami, Eluent Kamami dhe Albiona Zaj.

Eulent Kamami qëndronte në krye të grupit ndërsa Albiona Ziaj, mblidhte paratë që vinin nga aktiviteti tregtar duke mos lëshuar fatura fiskale.

Janë një sërë restorantesh e hotelesh që po kalojnë në sitë, ku shumica prej tyre janë në pronësi të shqiptarëve. Pjesë e aktiviteteve të këtij grupi kriminal janë dhe blerja ose dhënien me qira të 31 bizneseve, restorante në qendër të Firences, dy hotele, bizneseve të makinave me qira, një kompanie prodhimi birre. Aksionet e një klubi futbolli amator në Ischia u blenë gjithashtu me të ardhura të paligjshme.

Kontrollet në Shqipëri janë kryer në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan./L.F-dritare.net