Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gruaja e ish-ministrit italian rrëfim për betejën me kancerin: E përjetova si dënim. Pse më zgjodhi mua?

Gruaja e ish-ministrit italian rrëfim për betejën me kancerin: E

"Kanceri? Unë e përjetova si një dënim. Unë nuk kam bërë asgjë tjetër se përsërisja gjithmonë pyetjen: pse mua? ". Violante Guidotti, gruaja e ish-ministrit italian Carlo Calenda, foli gjatë rreth betejës së saj me kancerin.

Në vitin 2017, Guidotti u diagnostikua me leucemi dhe më pas me kancer të gjirit: bashkëshorti i saj vendosi të braktisë angazhimet publike për të qenë afër saj. E lindur në vitin 1973 dhe nënë e tre fëmijëve, ajo vendosi të tregojë pak nga kjo luftë me sëmundjen e shekullit.

Gruaja e ish-ministrit italian rrëfim për betejën me kancerin: E

“Kam kaluar net dhe ditë në spital duke i bërë vetes shumë pyetje. Atëherë mjekët më siguruan, duke më këshilluar që të zëvendësoja zemërimin, madje dhe frikën, në një ndjenjë pozitive. Ata më thanë: sëmundja është si një medalje, ka dy fytyra. Kërkoni për të mirën dhe përmirësojeni atë ".

Kështu që Violante Guidotti luftoi, e mbështetur nga familja e saj në çdo kohë.

Gruaja e ish-ministrit italian rrëfim për betejën me kancerin: E

"Pa to nuk do ta kisha bërë kurrë. Tre fëmijët e mi më dhanë forcë. Më kujtohet kur u lidha me Skype nga spitali: Carlo më njoftonte 10 minuta më herët, ngrihesha, vishja parukën dhe përpiqesha të dukesha normale ".

Në një intervistë me Io Donna qershorin e kaluar, Guidotti tha:

" Carlo dhe familja ime u sëmurën me mua. Jo gjithmonë ndodh, sepse sëmundja është diçka e frikshme jo vetëm për ata që e përjetojnë, por edhe për ata që ju rrethojnë ”./L.F-dritare.net