Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Greqia konfirmon rastin e parë të HMPV!

Greqia konfirmon rastin e parë të HMPV!

Në Selanik të Greqisë është zbuluar dhe konfirmuar rasti i parë i të ashtuquajturit metapneumovirus HMPV. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 71-vjeçar që ndodhet i shtruar në spitalin Papanikolaou.

Sipas dyshimeve, rasti në fjalë është konstatuar te 71-vjeçari, pasi vajza e të cilit ka udhëtuar drejt Kinës gjatë festave të fundvitit dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para.

Fillimisht ai shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua për mjekim në spitalin Papanikolaou, i cili pranonte pacientë atë ditë dhe ka një nga klinikat më të mira të mushkërive. Të shtunën ai iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai ishte pozitiv ndaj virusit HMPV.

Çfarë është HMPV dhe si përhapet?

Metapneumovirusin që ka marrë formën e një pandemie në Kinë prej javësh dhe është një virus i njohur për mjekët. I identifikuar për herë të parë në Holandë në vitin 2001, virusi përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë midis njerëzve ose kur dikush prek sipërfaqet e kontaminuara me të.

Simptomat për shumicën e njerëzve përfshijnë kollën, temperaturën. Të rinjtë, përfshirë fëmijët nën dy vjeç, janë më të prekshëm ndaj virusit, së bashku me ata me sistem imunitar të dobësuar, duke përfshirë të moshuarit dhe ata me kancer të avancuar, thotë Hsu Li Yang, një mjek i sëmundjeve infektive në Singapor./ E.P-dritare.net