Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Greqi apo Shqipëri, ku do të prehet Janullatos! Ja amaneti i kryepeshkopit!

Greqi apo Shqipëri, ku do të prehet Janullatos! Ja amaneti i

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos do të prehet në Shqipëri. Ky ishte një amanet i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në vendin tonë, ku prej vitit 1992 është vendosur në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale.

Gjithashtu është një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer, jo në vendin e lindjes.

Trupi i tij do të ekspozohet në një pelegrinazh popullor në Tiranë, ku do të zhvillohen edhe ceremonitë zyrtare.

Në këtë kohë po mblidhet Sinodi i Arqipeshkvisë së Shqipërisë, i cili do të bëjë të ditur edhe detajet e ceremonisë së varrimit të tij.

Kryepeshkopi Anastas Janulltos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në Spitalin “Evangelismos” të Athinës mëngjesin e sotëm (25 Janar)./L.F-dritare.net