
I dërguari special i Presidentit Donald Trump, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell do të vizitojë të hënën Prishtinën.
Grenell do të shkojë në Prishtinë së bashku me 13 zyrtarë tjetë të Shteteve të Bashkuara.
Vizita e Grenell realizohet për verifikuar se deri ku ka shkuar zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e raporteve ekonomike Kosovë-Serbi.
Gjatë vizitës së tyre në Prishtinë zyrtarët e SHBA, do të prezantojnë projektet për Kosovën dhe rajonin në kuadër të marrëveshjes së arritur me Serbinë./ I.M-Dritare.net

















