
Kriza e Covid-19 po bën që gratë në BE të punojnë falas
Dritare.net
Hendeku i vazhdueshëm i pagave midis dy gjinive ka qënë një çeshtje e ngritur vite më parë nga shoqatat feministe. Por sot më shumë se kurrë, hendeku i pagave është problemi më madhor në jetën e grave. Ky hendek po bën që grate që jetojnë në Bashkimin Evropian të punojnë falas për pjesën e mbetur të vitit sipas Komisionit të BE. Komisioni zbuloi se paga për orë e punëtoreve femra ishte mesatarisht 16% më e ulët se ajo e kolegëve të tyre meshkuj, pra rreth dy muaj më pak në pagesën e tyre vjetore.
BE-ja dhe qeveritë e shteteve të ndryshme kanë ndërmarrë fushata për të zhdukur hendekun gjinor të pagave që në 2005-ën. Por këto fushata nuk kanë rezultuar në legjislacione dhe as nuk janë marrë masa në terren, duke bërë që progresi të mbetet i vonuar. Si rezultat, 16%-shi i hendekut mesatar gjinor të pagës në BE ka ndryshuar vetëm minimalisht gjatë dekadës së fundit, sipas Komisionit të BE.
"Gratë në BE madje kanë fituar 39.6% më pak se burrat në përgjithësi në 2014. Një nga arsyet është fakti që mesatarisht gratë kalojnë më pak orë në punë sesa burrat."
Pabarazia vjen sepse gratë punojnë në profesione me pagë të ulët, të tilla si kujdesi dhe arsimi, shpërndarja e pabarabartë e përgjegjësive shtëpiake ose prindërore, pengesat në arritjen e pozicioneve të rangut të lartë ose diskriminimi pra raste kur paguhen "më pak se burrat për të bërë punë me vlerë të barabartë".
"Në sektorin privat, diferenca në pagat vjetore bruto është 28%, ndërsa në sektorin publik hendeku i pagave është 18%."
Kriza e koronavirusit e përkeqësoi më tej hendekun në të gjithë botën. Gratë të cilat përbëjnë 85% të infermierëve dhe mamive dhe 90% të punonjësve të kujdesit afatgjatë në vendet e OECD punuan ditë e natë por ende nuk e kam parë atë duartrokitjen e opinionit publik të shndërrohet në një pagë më të lartë.
Zonat ku gratë janë të mbipërfaqësuara, të tilla si industria e shërbimeve, shërbimi ndaj klientit, shitjet ose turizmi ishin gjithashtu ndër më të goditurat nga kriza. Për të kompensuar mbylljen e shkollave dhe shërbimeve të kujdesit për fëmijët, gratë kishin më shumë gjasa sesa burrat të shkurtonin orët e punës për t’ju përkushtuar familjes./Brussels Times/dritare.net

















