Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë! Policia publikon foton e autorit dhe ofron 5000 euro shpërblim

Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë! Policia publikon

Një pikë e këmbimit valutor u grabit mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Autori ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash nën kërcënimin e një arme lodër. Sipas policisë autori ishte i maskuar dhe i veshur me triko të kuqe me kapuç.

Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë! Policia publikon

Policia ofron 5000 euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi./K.C/dritare.net