Ambasadori Gonzato: Dhuna nuk është zgjidhje, opozita të ulet në tryezë!
Dritare.net
Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato thotë se dhuna dhe ndërprerja e punës së Kuvendit nuk janë rruga e duhur për t’u angazhuar në dialog. Gonzato tha se shpreson që të gjendet një rrugë për të riangazhuar opozitën, duke theksuar se duhet gatishmëri nga të dyja palët.
"Do të keni dëgjuar që në mënyrë konstante kur jam pyetur për situatën publik, duke pasur parasysh rëndësinë e reformave, që janë shoqërore, jo për të shënjuar në kutizë, por për të ndryshuar mënyrën si funksionin shoqëria. Kjo është e rëndësishme që opozita të ulet në tryezë. Jam përpjekur ta lehtësoj këtë gjë. Suksesi i Shqipërisë është pronësi e gjithkujt, jo e shumicës apo opozitës.
Nuk mendoj se dhuna dhe ndërprerja e mbarëvajtjes së veprimtarisë është mënyrë. Ka mënyra të tjera për t’u angazhuar në dialog politik, që mbështet në ndryshimin e pikëpamjeve, shpresoj se do gjendet një rrugë për ta riangazhuar opozitën. Kjo kërkon edhe gatishmëri dhe angazhim nga të dyja palët, jo vetëm nga ana e qeverisë", tha Gonzato./L.F-dritare.net