Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gladiola Dona: Cilësia e turizmit këtë vit, më e lartë se vitet e kaluara!

Gladiola Dona: Cilësia e turizmit këtë vit, më e lartë

E ftuar në Shqip në Dritare Tv, drejtoresha e Akademisë së trajnimeve të fushës Hoteleri-Turizëm Gladiola Dona, tha se këtë vit cilësia e turizmit do të jetë më e lartë se e viteve më parë. Sipas saj, sipërmarrësit kanë një frymë të re, ndryshe, me dëshirën për t'u përmirësuar, për t'iu afruar shteteve fqinje.

"Nuk e ndjejmë përkrahjen e shtetit. Ne po bëjmë rrugën tonë, jemi sipërmarrje e vogël. Shteti ka struktura të tjera shtetërore për formim profesional, ne jemi shtesë. Përkrahja e shtetit ndihet në pjeën publike, ne plotësojmë boshllëqet e vogla të tregut. Nëse shteti trajnon kamaerierë, banakierë, ne trajnomë diçka tjetër, menaxherët. Ne jemi qasur duke trajnuar menaxherët ekzekutivë, sepse këtë pamë nevojë emergjente që duhet plotësuar."

-Pronarët bashkëpunojnë me ju, iu kërkojnë menaxherë hotelesh?

"Ministri Klosi përmendi shifrat për turizmin, unë mund tiu them që në rang cilësie, me siguri që do të kalojmë cilësinë e viteve më parë, sepse pronarët, sipërmarrësit kanë një qasje ndryshe. Ndihet një frymë ndryshe. Ndihet një dëshirë për t'u përmirësua, për t'u diferencuar, për tiu afruar cilësisë së shteteve fqinje."