Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjysmë për ty, gjysmë për mua, se ka zot Shqipëria. Rama flet për investitorin që kërkoi Durrësin, në 2006!

Gjysmë për ty, gjysmë për mua, se ka zot Shqipëria.

Sot në Kuvend ndërsa mbrojti projektin për portin e Durrësit, kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur opozitës, tha se do të ketë kohë për të ballafaquar letrat. Rama tha se një investitor i madh e ka kërkuar në vitin 2006 Portin e Durrësit për ta kthyer në por turistik, por kryeministri i asaj kohe i ka kërkuar 50% . Pas kësaj tha Rama investitori mori Porto Montenegro në Tivat.

“Ne jemi krenarë për kontratën që e sjellim për votim në Kuvend. Do të kemi kohë të përballim dokrrat. Njeriu i duhur në kohën dhe vendin e duhur që ra mes minjve të gjirizit që kërkuan të kërcejnë napoleonin me shaminë përgjysmë. Gjys për ty, e gjys për ne, sepse ka zot Shqipëria Ishte diku viti 2006. Iku me të katra sipërmarrësi për në Mal të Zi që ndryshoi përgjithmonë vendin fqinj me Porto Montenegro. Shihni bilancet e pagesës në Mal të Zi.

Atje pati rritje të ndjeshme të rrogave në sektorin privat dhe publik. Hapni sytë. Po ç’ti hapni sytë, s’ju lë mallkimi që keni mision. Ai investim ishte 10 herë më i vogël se ky që do të bëjmë ne për Durrësin që nëse s’do ishte trajtuar si lodër në duart e tyre të pista, do kishim prej vitesh portin turistik dhe shqiptarët do kishin të mirat dhe të ardhurat e mëdha që do i sillte vendit tonë, jo Malit të Zi”, tha Rama./L.F-dritare.net