Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjyqtarë, gazetarë dhe shkencëtarë, Izraeli evakuon fshehurazi nëpërmjet Shqipërisë 167 afganë

Gjyqtarë, gazetarë dhe shkencëtarë, Izraeli evakuon

Burimi: The Jerusalem Post

Izraeli ka evakuuar fshehurazi 167 afganë nëpërmjet Shqipërisë. Grupi i të evakuuarve përfshin gjyqtare, çiklistë profesionistë, gazetarë, prezantues televizivë, aktivistë të të drejtave të njeriut , të afër të diplomatëve afganë , artistë, oficerë të zbatimit të ligjit, si edhe shkencëtarë. Ata mbërritën në Shqipëri pasi u larguan nga Afganistani, kur talëbanët pushtuan Kabulin, me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë muajit shtator IsrAID mori pjesë në evakuimin e 42 grave dhe vajzave afgane në Emiratet e Bashkuara Arabe. Refugjatët pritet që të zhvendosen në Kanada, Francë dhe Zvicër, bëri me dije IsraAID.

Nga ana tjetër IsrAID ka punuar për të sigurua nevojat e domosdoshme për 125 refugjatët në Shqipëri , si edhe mbi 1 000 të tjerë që tashme janë në vend.

Drejtori i Përgjithshëm IsrAID , Yotam Politze deklaroi se edhe pse ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë po ndërtohen baza të përditshme dhe se tashmë qëllimi është të refugjatë t’u sigurohet gjithçka që u duhet për të ndërtuar jetën e tyre./L.F-dritare.net