Gjyqi për vulën, Rithemelimi: Të rrëzohet ankimimi i Enkelejd Alibeajt!
Dritare.net
Ka nisur seanca për vulën e PD-së zyrtare, pas betejës ligjore mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Në sallë përfaqësuesi i Rithemelimit, Ivi Kaso kërkoi që gjykata mos të pranojë si palë në proces Enkelejd Alibeajn, nga pala e Bashës.
Vlerësojmë që Gjykata e Lartë ka orientuar Apelin në argumentet e veta, me arsyen kryesore që Apeli s’ka kuptuar thelbin e çështjes, pra që kjo çështje bëhet pa praninë e palëve të tjera. Është shumë specifike sa i takon verifikimit të këtyre vendimmarrjeve, për aktet e një subjekti politik. Ligji thotë që duhet të jenë të kujdesshme, ka vetëm një palë dhe ankimimi bëhet po ashtu nga pala që ka vënë në lëvizje gjykatën. Alibeaj firmos një vendim me autorizim të kryetarit që jo vetëm ishte shkarkuar nga një kuvend, por dhe kishte dhënë dorëheqjen publikisht me datë 21 mars. Përfundimisht kërkojmë mos pranimin si palë” tha Kaso.
Ndërkohë kërkesa është kundërshtuar nga përfaqësuesi i Bashës, Rezart Kthupi i cili u shpreh:
“Nëse do lexoni vendimin e Gjykatës së Lartë ajo shprehet: Duke konstatuar se Apeli ka konstatuar se kemi vetëm një palë, referuar subjektit politik PD që është e regjistruar në regjistrin e partive politike, në rastin konkret jemi në kushtet kur kemi një vijimësi të ushtrimit të kryetarit të partisë, fillimisht nga Basha, pastaj nga Alibeaj.
Ajo që ndodh është që nëse Basha pra nuk është shkarkuar, ai autorizon dikë, dorëheqja është akt politik dhe publik por kjo nuk e ndalon ta ushtrojë juridikisht atë në këtë rast"./M.K-dritare.net