Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykata në SHBA merr vendimin historik për abortin!

Gjykata në SHBA merr vendimin historik për abortin!

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara në një vendim historik të hënën, ka mbrojtur të drjetën për abort, duke rrëzuar një ligj të shtetit të Luizianës, që parashikonte kufizime ndaj mjekëve që kryejnë këtë procedurë. Vendimi është një humbje për lëvizjen kundër abortit.

Kryetari i Gjykatës John Roberts votoi me krahun liberal të anëtarëve të gjykatës, duke sjellë si rezultat fitoren me pesë vota pro dhe katër kundër, të çështjes së Grupit Mjekësor “Hope” për Gratë me qendër në Shreveport, që kishte sfiduar një ligj të vitit 2014.

Dy nga tre klinikat që kryejnë aborte në Luiziana, një shtet me rreth 4.6 milionë banorë, do të ishin detyruar të mbylleshin, nëse ligjit do të hynte në fuqi, sipas avokatëve të Grupit Mjekësor “Hope”.

Administrata e Presidentit Donald Trump kishte mbështetur shtetin e Luizianës në këtë çështje. / I.M-Dritare.net