Gjykata lëshon urdhër-arresti për deputetin shqiptar
Dritare.net
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar të martën urdhër-arrest ndaj deputetit të Partsë së Ashkalive për Integrim. Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencione, që kapin shumën mbi 25 mijë euro.
“Ju njoftojmë se i dënuari E. A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pabazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë.I dënuari E.A është dashur që pas pranimit të vendimit të lajmërohet në Qendrën për vuajtjen e dënimit me burg, por pasi që i njëjti nuk është lajmëruar, Gjykata ka lëshuar urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dënimit me burg”, kanë thënë nga Gjykata për mediat në Kosovë.
Arifi është i dënuar me një vite tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”./ I.M-Dritare.net