Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të dërgojë menjëherë mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese
Dritare.net
Gjyqtarja e Kushtetueses Holta Zaçaj ka deklaruar se Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin e GJK në lidhje me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka. Gjykata Kushtetuese urdhëroi sot Kuvendi që të dërgojë menjëherë në Kushtetuese mocionin e deputetëve për mandatin e Xhaçkës.
"Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi saj nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Përmes vendimit Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit asnjë organ s’ka të drejtë ti vërë në diskutim. Organet shtetërore duhet ti zbatojnë. Gjykata theksoi se vendimi i saj që ka vendosur detyrimin e Kuvendit për të dërguar në gjykatë mocionin e mandatit është i detyrueshëm për zbatim.
Kuvendi duhet të votojë në përputhje me urdhërimin e gjykatës pasi nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare. Është në kuadër të ekzekutimit të gjykatës. Gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës zgjidhjen e konfliktit me Kuvendi. Shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdëgjimin mocionin të në gjykatën Kushtetuese. Detyrimin e Kuvendit për dërgimin për mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi.’- u shpreh kryetarja e gjykatës Kushtetuese./L.F-dritare.net