
Burkinit janë ndaluar të vishen në pishinat publike në qytetin e Grenoble. Gjykata më e lartë administrative e Francës la në fuqi vendimin për të ndaluar veshjen e kostumeve burkini. Burkini janë rrobat e banjës që gratë myslimane i veshin zakonisht në plazhe.
Kryetari i bashkisë së Grenoble Eric Piolle argumentoi se njerëzit që përdorin shërbimet publike, si pishinat, duhet të lejohen të vishen si të duan.
Këshilli i qytetit të Grenoble votoi në favor të lejimit të përdorimit të burkinit më 16 maj, duke ndezur protesta nga politikanët konservatorë dhe të ekstremit të djathtë, të cilët thanë se masa do të minonte parimin e sekularizmit të Francës në jetën publike.
Ata që janë kundër këtij vendimi shprehetn se gratë do të qëndrojnë larg pishinave publike. Debati për burkinit është ndezur në Francë që nga viti 2016, kur një qytet në jug u përpoq t'i ndalonte ato nga plazhet publike. Nuk ka asnjë ndalim mbarëkombëtar, por ato janë të ndaluara në shumë pishina publike në të gjithë Francën.
Organizatat e të drejtave myslimane në Francë kanë thënë se ndalimet e burkinit kufizojnë liritë themelore dhe diskriminojnë gratë myslimane. Në Francë ka rreth 5 milionë myslimanë./L.F-dritare.net

















