Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykata e Lartë vendos konfiskimin e pasurive të Adriatik Llallës!

Gjykata e Lartë vendos konfiskimin e pasurive të Adriatik

Gjykata e Lartë ka vendosur konfiskimin e pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kishte regjistruar procedimin pasuror ndaj pasurive në zotërim të Adriatik Llallës. Çështja e ish-prokurorit më herët i kaloi GJKKO-së. Ai është marrë i pandehur nën akuzën e fshehjes së pasurisë. Llalla akuzohet për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”./L.F-dritare.net