
Gjykata e Janinës ka lënë në burg Laert Haxhiun, i cili do dërgohet në burgun e Korydallos deri në paraqitjen e kërkesës zyrtare për ekstradimin e tij.
Avokatët e tij thonë se, Haxhiu nuk i pranon akuzat për vrasjen në Lushnjë në vitin 2017 me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Haxhiu ka thënë se nuk dëshiron të ekstradohet në Shqipëri, por kërkon të qëndrojë në Greqi.
Laert Haxhiu është i dyshuar si atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgen Hoxha dhe Samir Latifit. Haxhiu nga Prokuroria e Lushnjës është akuzuar edhe për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës, në vitin 2009 dhe si autor kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut. Po ashtu, në 2016-ën, ai ka tentuar të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës. Gjatë aksioni u shoqëruan në komisariat Arben dhe Martin Lika./K.C./dritare.net

















