Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykat e Durrësit lë në burg të dyshuarit për vrasjen e Armando Baboçit

Gjykat e Durrësit lë në burg të dyshuarit për vrasjen e

Gjykata e Durrësit lë masën e sigurisë ”Arrest me burg” për Klodian Daçin, Henrik Tatazin dhe Sergio Tatazin të akuzuar për vrasje me dashje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Të rinjtë akuzohen për vrasjen e Armando Baboçi në plazh të Durrësit, pak ditë më parë, dhe plagosjen e djalit të tij Erald Gjini 19 vjeç.

Në këtë seancë nuk u shqyrtua masa e sigurisë për Henrik Tatazin i cili ndodhet i plagosur në spital dhe do të zhvillohet seanca në një ditë tjetër. Për dy të rinjtë e tjerë, Argit Kastrioti dhe Endri Çimo, që akuzohen për ”moskallëzim krimi” u vendos ”arrest në shtëpi”.

Ngjarja:

Mbrëmjen e së premtes në Durrës, babë i bir u qëlluan me armë zjarri, nga një 20-vjeçar, ndërsa babai 39-vjeç nuk mundi t'i shpëtonte vdekjes.

Sipas informacioneve, sherri kishte nisur pikërisht kur i dyshuar kryesor për vrasjen, Klodian Daçi 20-vjeç, u ka thënë viktimave se "Pse më shihni shtrembër".

Pas një sherri banal që kishte nisur në orën 18:00 në Plazh të Durrësit, sherri ishte rikthyer në orën 20:00 kur Daçi, me dy makina të tjera u kanë dalë në pritë, Armando Baboçit (babait) dhe djalit, Erald Gjinit (Ka ndërruar mbiemtin), dhe kanë nisur t'i qëllonin.

1 viktimë dhe një i plagosur rëndë, kanë mbetur nga kjo ngjarje./ I.M-Dritare.net