
GJKKO urdhëron SPAK t'i japë dosjen pa pagesë, Beqaj: U rrëzua pengesa artificiale!
E Enjte 18 Prill 2024, 12:12
Dritare.net

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar sot SPAK-un, që të ndajë dosjen e Sterilizimit në mënyrë elektronike pa pagesë për ish-ministrin Ilir Beqaj dhe të pandehurit e tjerë.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pasi Beqaj refuzoi të kryente pagesën prej 10 mln lekësh.
Lidhur me vendimin e GJKKO, Beqaj për mediat tha:
“Në arsyetim tonë, të të gjithëve dhe të avokatëve tanë, vendimi ishte shumë i drejtë pasi rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”./M.K-dritare.net

















