Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

GJKKO shqyrton sot ankimimin e Veliajt për ndryshimin e masës arrest me burg!

GJKKO shqyrton sot ankimimin e Veliajt për ndryshimin e masës arrest

Sot gjyqtari i posaçëm i hetimit paraprak, Erjon Bani, pritet të shqyrtojë kërkesën për lirim nga qelia të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili prej më shumë se 2 muajsh ndodhet në qelinë e paraburgimit në Durrës i dyshuar për 2 akuza, për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Veliaj kërkon të lirohet nga qelia dhe i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë të arrestit me burg.

Gjithashtu kryebashkiaku ka kërkuar edhe informacion 2 mujor nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij./L.F-dritare.net