
GJKKO pushon padinë për shpifje të Bashës kundër Veliajt
E Premte 26 Maj 2023, 12:12
Dritare.net
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar padinë për shpifje të bërë nga Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Çështja u pushua pasi në seancë nuk u paraqitën as Lulzim Basha dhe as avokatët e tij. Padia për shpifje e Bashës ndaj Veliajt ka qenë për deklarata të rreme të bëra për pasurinë dhe shtëpinë./K.C/dritare.net

















