
Gjithçka që duhet të dini për anulimin e sezonit të dytë të Messiah nga Netflix
Dritare.net
Netflix duket se ka vendosur përfundimisht të anulojë një sezon të dytë të serialit të njohur Messiah.
Një thriller për hetimet e një oficeri të CIA-s për një njeri misterioz, i cili besohet të jetë Ardhja e Dytë e Krishtit në Tokë nga ndjekësit e tij, duket sikur nuk ka marrë miratimin e kompanisë për një sezon të dytë.
Aktori Wil Traval, i cili luan rolin e Will Mathers, ndau lajmin në faqen e tij në Instagram: “Është një ditë shumë e trishtuar sot. Sapo kam marrë lajme nga Netflix se nuk do të ketë një sezon 2 të Messia-s. Doja t’ju thoja të gjithë fansave ju falënderoj për mbështetjen dhe dashurinë tuaj. Uroj që gjërat të jenë ndryshe “
Por anulimi i sezonit të dytë, nuk ishte për mungesë idesh nga krijuesi i tij, Michael Petroni.
Para se Netflix të anulonte shfaqjen, Petroni ishte shprehur për Collider: “Unë kam një ide të mirë. Ka disa sezone ku unë e di absolutisht se ku shkon shfaqja. është interesante sepse ishte një ndërmarrje kaq masive për të realizuar këtë sezon, dhe megjithatë kur mbaruam redaktimin e tij dhe u ulëm, e shikuam dhe kur arritëm në fund të tij u duk sikur ishte vetëm fillimi. Me të vërtetë po. Ishte pothuajse tronditëse për mua që u ndjeva si në fillim të historisë.”
Atëherë çfarë nuk shkoi?
Vështirë të thuhet arsyeja e vërtetë e anulimit të serialit, por mediat e huaja kanë disa teori në lidhje me këtë.
“Kur jemi duke investuar, ne vendosim se sa do të investojmë bazuar në audiencën që do të shfaqet”- tha drejtuesja e përmbajtjes origjinale të Netflix, Cindy Holland në një konferencë në vitin 2019. “Nëse audienca nuk shfaqet, ne mendojmë për arsyen pse të vazhdojmë të investojmë në diçka që nuk po del aq mirë sa kishim shpresuar.”
Sipas Hollyëood Reporter, “kompania nuk ndihej e sigurt për prodhimin e një sezoni tjetër të shfaqjes, i cili përmban një kast ndërkombëtar dhe të filmuar në disa vende, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të botës”.
Një arsye mund të jenë vendet e filmimit, pasi shfaqja është filmuar në sezonin e parë në SHBA dhe Jordani, dhe situata e fundit e koronavirusit mund të ketë bërë kompaninë që të ndalojë udhëtimin për në vendet e lindjes.
Vetë shfaqja gjithashtu tërhoqi disa polemika në lidhje me përdorimin e emrit Al-Masih. Në listën e aktorëve, aktori kryesor Mehdi Dehbi është renditur si Al-Masih ad-Dajjal, që do të thotë Antikrishti ose Messia i rremë, dikush që gënjen dhe mashtron.
Disa ishin gjithashtu të pakënaqur që xhirimet u zhvilluan në Malin e tempullit të Jeruzalemit, një vend me rëndësi fetare, ndërsa disa të tjerë madje nënshkruan një peticion kundër serialit, pasi sipas tyre është anti-musliman.
Gjithsesi Netflix nuk flet pothuajse asnjëherë për arsyet e anulimit të prodhimeve të tyre, ajo që dihet me siguri është që seriali është anuluar dhe nuk do të vazhdojë më./ I.M-Dritare.net

















