Gjiknuri: Kemi 8 ditë kohë, PD po minon procesin e reformës zgjedhore!
Dritare.net
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka thënë se nëse opozita s’bëhet pjesë e propozimeve atëherë ndryshimet kushtetuese do të vijojnë të reflektohen në Kodin Zgjedhor edhe pa ta.
Ai tha se propozimet duhet të vijnë me shkrim dhe jo nëpërmjet studiove televizive. Sipas Gjiknurit, opozita ka vetëm një qëllim, të minojë dhe bllokojë procesin.
“Hajdeni me propozime konkrete, aty ka një draft. Ky këshill është krijuar për tu konsultuar me opozitën jashtë parlamente. I themi sillni propozime.
Propozimet në këshill duhet të vijnë me shkrim jo në studio televizive. I dhamë kohë. Por tentativa për këto që përsëriten njëherë në shqip njëherë në anglisht bëhen për të minuar procesin dhe për të bllokuar zbatimin e amendimeve kushtetuese. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Kemi një emergjencë kohore. Do t’i mirëpresim deri në ditën e fundit. Jemi të gatshëm të punojnë 24 orë me propozimet konkrete.
Ne nuk do të lemë vakum ligjor. Ata nëse nuk duan të prononcohen për pozicionin e tyre në do të vazhdojmë.
Të gjithë i dinë kundërshtitë e PD për koalicionet zgjedhore. Nëse ata zgjedhin rrugën e tyre, nuk mund të mbahet peng organi vendimmarrës nga një organ konsultativ”, tha ndër të tjera Gjiknuri.
”Natyrshëm që nuk do lëmë vakum kushtetues. Nëse ata s’duan të bëhen pjesë, apo të prononcohen, do të vijojmë.Këshilli Politik është krijuar për shkak të dëshirës së mirëtë mazhorancës me një palë që bëri vetvrasje politike. Ne përtej rekomandimeve të ODIHR, plotësuam kërkesat. PD ka shprehur kundërshtitë pë Kushtetutën. Pse bëjnë sikur u zgjuan dje? Kushtetuta ka ndryshuar, Kuvendi ka për detyrë ta zbatojë.
Nëse zgjedhin rrugët e tyre, s’mund të mbahet peng. Organi konsultativ të mbajë peng vendimmarrësin? S’mund të ndodhë. PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit.”- tha Gjiknuri më tej./ I.M-Dritare.net