
Gjiganti i modës Gucci braktis sfiladat tradicionale
E Martë 26 Maj 2020, 23:11
Dritare.net
Drejtori krijues i Gucci, Alessandro Michele ka njoftuar se marka po braktis kalendarin tradicional të modës, pasi industria mendon se ka shumë pengesa, në kohën e koronaviorusit.
Duke prezantuar veshje për meshkuj dhe veshje të grave, dhe koleksionin e sezonit të mesit, firma luksoze italiane do të zvogëlojë numrin e shfaqjeve vjetore që do të bien nga pesë në dy.
Michele, tha në disa postime në instagram, se do të braktisë sfiladat sezonale, dhe shfaqjet derisa gjithçka të marrë një trajtë dhe zhvillim tjetër.
"Ne do të takohemi vetëm dy herë në vit, për të ndarë kapitujt e një histori të re," -shkroi ai./ I.M-Dritare.net

















