Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjërat që të gjithë bëjmë, pa e ditur se janë të rrezikshme!

Gjërat që të gjithë bëjmë, pa e ditur se janë

Pavarësisht se ne njerëzit kemi sensorë që e kuptojmë kur shëndeti ynë vihet në rrezik, sërish jemi të ekspozuar nga situata të cilat jo gjithmonë parashikohet. Kjo ndodh sepse ne kemi bindjen se atë që po e bëjmë, është në rregull.

Më poshtë dritare.net do ju tregojë disa nga gjërat që ju bëni gabim dhe kështu rrezikoni shëndetin tuaj.

Pini në shishe plastike

Duke pirë në shishe, ju mund të merrni bashkë me lëngun shumë mikroplastika të cilat janë kërcënuese për shëndetin e njeriut. Këta përbërës ulin pjellorinë, rrisin yndyrën në trup, kanë një ndikim negativ në sistemin imunitar dhe nervor dhe ndikojnë në zhvillimin e organeve gjenitale mashkullore. Po ashtu inkurajojnë mbipeshën dhe rrisin shanset për prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare.

Veshja e rrobave të lara në pastrim kimik

Për larjen e veshjeve në pastrim kimik, përdoren një seri kimikatesh të rrezikshme për shëndetin. Prej tyre mund të keni irritim të syve dhe frymëmarrjes, dhimbje koke, marramendje dhe probleme me shikimin.

Mbajtja e teshtimës

Asnjëherë mos e mbani teshtimën. Nëse e mbani ju rrezikoni shpërthim të enëve të gjakut në hundë, sy dhe vesh.

Përdorimi i parfumeve plot me kimikate

Parfumet janë plot me kimikate që kompanitë kozmetike i mbajnë sekret. Këta përbërës vijnë nga nafta dhe mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen dhe të vjella. Në rastin më të keq, mund edhe të helmoheni apo të prekeni nga kanceri.

Shtrydhja e puçrrave

Në fytyrën tonë, ekziston një zonë e njohur si trekëndëshi i vdekjes, që ka lidhje të drejtpërdrejta me trurin dhe shtrydhja e puçrrave mund të shkaktojë infeksion që lehtësisht arrin në sistemin nervor. Kështu ju rrezikoni të kemi probleme me vizionin, paralizën, meningjitin dhe në rastin më të keq, vdekje. Nëse nuk i rezistoni shtrydhjes së tyre, merrni një lidhëse flokësh në dorë dhe luani me të.

Nuk ndryshoni jastëkun

Ndërsa ju flini natën, jastëku absorbon papastërtitë në lëkurën tuaj, papastërtitë në flokë dhe yndyrën e trupit tuaj. Kjo mund të tërheqë merimangat e pluhurit që të rriten në jastëkun tuaj i cili më pas shkakton alergji.

Shkulja e qimeve në hundë

Shkulja e qimeve nga hunda juaj mund të shkaktojë acarim dhe inflamacion të lëkurës. Nëse i hiqni gjithashtu ju mund ta bëni sistemin tuaj imunitar më të dobët dhe kjo mund të çojë në infeksione të tjera të trurit./Përshtati nga BrightSide, I.M-dritare.net